Fakirët zgjohen dhe përgatiten për te shkuar në stalla
Nga ana tjetër e fermës, fakirët Erandi dhe Big Mama ishin zgjuar herët për të filluar ditën e tyre të zakonshme. Pas humbjes në lojë ndaj Agait ata po qëndrojnë të fakiri gjatë këtyrë ditëve deri ne një vendim të dytë nga Agai.
Dy fermerët ishin gjithsesi të gatshëm për të përmbushur detyrat e tyre, pavarësisht nga humbja që e kishin përjetuar. Pas ndarjes së detyrave nga kryefermerja e javës, Erandi dhe Big Mama vazhduan me përkushtim detyrat e përditshme.
Si gjithmonë, ata ishin të organizuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e mundshëm. Pa humbur kohë, ata filluan përgatitjet për t’u nisur drejt stallave dhe për të vazhduar punën e përditshme me kafshët e fermës, ashtu si çdo ditë tjetër.