loading

Fakirët nisin sfidën e dhënë nga Agai/ A do ia dalin ata të shpëtojnë nga shtëpia e fakirit?

Pas marrjes së zarfit nga Agai, fermerët e shtëpisë së fakirit nuk humbën asnjë çast dhe u drejtuan menjëherë drejt arenës së lojërave, ku i priste një sfidë me shumë rëndësi: një përballje që mund t’ua hapë derën për t’u rikthyer në fermën e madhe.

Sipas zarfit, fakirët duhet të mbushnin një kovë të vendosur mbi një peshore, vetëm me grushta dhe me  gruri, brenda një kohe të caktuar. Sfida kërkonte ritëm, koordinim dhe bashkëpunim maksimal. Në të njëjtën kohë, fermerët e tjerë u mblodhën rreth arenës, duke ndjekur me kureshtje çdo lëvizje të tyre. Ester dhe Elinara u pozicionuan në qendër për të koordinuar mbushjen, ndërsa Frederiku dhe Erandi ishin aktivët kryesorë, duke grumbulluar grurin dhe e hedhur me kujdes në kovë. Në sfond luhej muzikë, dhe atmosfera u kthye në një kombinim loje dhe feste  këngë, kërcime dhe brohoritje, që i dhanë energji fermerëve të fakirit në këtë moment kyç.

Me përkushtim dhe ritëm të lartë, fakirët arritën të përmbushin sfidën me sukses, duke e balancuar peshoren. Fermerët e tjerë e pritën me gëzim, ndërsa vetë pjesëmarrësit u përqafuan dhe shpërthyen në gëzim.