loading

Fakirët fillojnë sfidën, Andrea dhe Ester rrinë pranë tyre si spektatorë; ja kush fitoi

Menjëherë pas leximit të zarfit nga kryeplak Andrea, fakirët kanë nisur sfidën. Ata janë rreshtuar dhe mbi kokë po mbajnë nga një kub druri. Në rast se kubi rrëzohet ata skualifikohet menjëherë nga sfida. Ndërkohë, dy fakirët të cilët do i rezitojnë sfidës do bëhen nga fakirë në fermerë.

Ester dhe Andrea së bashku me fermerët e tjerë kanë qenë në rolin e spektatorëve, ndërsa iu kanë dhënë kurajo fakirëve në zhvillimin e sfidës.

I pari që e humbi sfidën ishte Andueli, ndërsa pas tij ishin Erandi dhe Elinara.

Triumfatorë dolën Big Basta dhe Frederiku të cilët nga fakirë u bënë sërish fermerë. Ndërsa, Andueli, Erandi dhe Elinara mbeten sërish fakirë.

Ju Rekomandojmë