Esteri i shpjegon Nurit dhe Big Mamës debatin me Albën: Më tha hajde…
Pas debatit me Albën, Esteri ka shkuar t’iu shpjegojë Big Mamës dhe Nurit sesi qëndronte situata.
Ajo tha që gjithçka nisi në momentin që Limi i tha Albës që të mësojë nga Esteri sesi të gatuajë buk. Më tej ajo shtoi se fermerja e keqkuptoi situatën dhe e keqkuptoi fjalën e Limit.
“Unë po bëja bukën dhe vjen Limi dhe i thotë vetëm një fjali. Hajde mëso të gatuash bukë se po e bën Esteri. Big Mama i thashë që të tha që shko mëso bukën se është Esteri aty. Mua më tha Elinara që është mosha e mamit tim që a ta mësoj dhe unë bukën. Se s’ka ndonjë gjë, se mua më ka përplasur jeta dhe kam mësuar të gatuaj”, tha ndër të tjera Ester.