Ester përplaset me Elinarën për enët, fermerja e pakënaqur: Thuaju edhe të tjerëve jo vetëm mua
Një përplasje e ashpër ka ndodhur pasditen e sotme mes Esterit, Elinarës dhe Big Mamës. Ester në rolin e aj si kryefermere i ka thënë Elinarës që duhet të bëjë punët, ndërkohë që fermerja është shfaqur e pakënaqur.
Sipas Elinarës, ajo ka bërë punë gjithë ditën dhe Esteri nuk duhet t’i japë më punë asaj. Ndërkohë, në këtë debat ka ndërhyrë edhe Big Mama e cila i tha Elinarës që të gjithë duhet të përfshihen në punë dhe jo të bëjnë vetëm nga një që u caktohet.
Pjesë nga biseda:
Elinara: Unë i lava të gjitha enët
Ester: A i ndeu Mama qëparë rrobat
Elinara: Jam marrë gjithë ditën me rrobat, porositi dhe këto të tjerët jo vetëm unë dhe Mama
Ester: Kam porositur nga tre punë
Elinara: Mama gatoi
Big Mama: O Elinara, nuk është puna të bëjmë vetëm nga një punë që na caktohet
Elinara: Unë po bëj gjithandej, kam që në mëngjes. Kush i lau tavat, kush i futi enët në lavastovilje?
Big Mama: Nuk ka njëherë këtu. 10 veta jemi nga 5 herë gatuajmë
Elinara: Se po më duket kështu tani, thuaji Elinarës. Të tjerët të mos rrinë gjithë kohën
Ester: O Elinara, nuk ke bërë vetëm ti punë se Nenna ka larë 7 palë enë.
Elinara: Unë i bëj se nuk rri dot vetë pis po
Ester: Më vjen shumë keq që unë jap urdhërat, të lutem respektoji. Po nuk i respektove shko në Plevicë dhe ankohu