Ester përlotet pas debatit me Erandin
Pas tensionit të fortë që shpërtheu gjatë diskutimit për buxhetin, ku Erandi iu drejtua kryefermeres Ester me tone të ashpra, atmosfera në fermë është rënduar dukshëm. Ester është parë e vetmuarte shëpia e njëshit, ku po qëndronte e vetme dhe e përlotur.
E prekur emocionalisht, ajo është larguar për disa momente nga të tjerët, duke reflektuar mbi fjalët që Erandi përdori ndaj saj. Më pas, ajo është parë duke bashkëbiseduar me Anduelin, të vetmin që duket se i ka qëndruar pranë në këtë situatë.
Pjesë nga biseda e tyre tregon qartë gjendjen e saj:
Andueli: Erandi thotë gjithmonë se nuk i drejtohet kështu një zonje dhe mbron Elinarën.
Ester: Kjo është kontradiktë. Mua ashtu nuk më bërtet as babi im.
Ester: Do bëjmë debate, por s’ka nevojë për ofendime.
Ester: Kush është ai të më thotë mua ‘qep gojën’?
Këto fjalë tregojnë qartë zhgënjimin e saj, jo vetëm si kryefermere, por edhe si njeri. Për Esterin, debati nuk ishte vetëm një përplasje mendimesh ishte një sulm personal që e ka lënë të lënduar.
Ndërkohë, fermerët pritet të përballen me ditë të vështira jo vetëm financiarisht, por edhe emocionalisht, nëse nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit dhe respektit.