Ester ngacmon Big Bastën, fermeri: Big Mama mori gramafonin mbrëmë dhe nuk pushonte
Ester dhe Big Basta kanë zhvilluar një bisedë së bashku pasditen e sotme. Duke qenë se Ester ka qenë te Fakiri dhe sot kaluan një sfidë duke u bërë dhe ato nga fakirë sërish fermerë ajo e ka pyetur Bastën se si ka kaluar këto ditë dhe nëse ka ndodhur ndonjë problem.
Big Basta iu shpreh Esterit që mbrëmjen e djeshme Big Mama ka bërë zhurmë me gramafon dhe e ka zgjuar nga gjumi. Ai ka shtuar gjithashtu se shpreson që këto skena të dalin në spektakël dhe ta shohin edhe të tjerët sjelljen e tyre.
Pjesë nga biseda:
Ester: Çfarë ka ndodhur ndonjë gjë?
Big Basta: Asgjë, ka qenë si spital psikiatrik këtu
Ester: Seriozisht?
Big Basta: Po të them keq fare. Mori Big Mama gramafonin mbrëmë dhe nuk pushonte
Ester: Te ty
Big Basta: Po po, dhe tani po bëjnë një sfidë kush imiton më bukur kafshët. Po keq keq. Ishalla i nxjerrin në Prime dhe ta shikoni se çfarë lloj ndryshimi psikologjik kanë pësuar njerëzit, do çuditeni se të gjithë shqiptarët i kanë parë.
Ester: Je mërzitur
Big Basta: Unë nuk mërzitem se nuk kam përgjegjësi për imazhin e të tjerëve.