loading

Ester mbledh rozmarinë në bahçen e Fermës, Andueli batuta me fermeren

Ester dhe Andueli kanë kaluar kohë së bashku ditën e sotme në verandën e Fermës. Pasi erdhën nga stallët e kafshëve dhe nga kopshti, Andueli kishte marrë një kërrabë për ta bërë llastiqe, ndërsa Esteri kishte marrë rozmarinë për ta bërë vaj për flokët. Por, teksa po shpjegonte procesin e përgatitjes së rozmarinës, mes dy fermerëve nuk kanë munguar as batutat.

“Këtu kemi mbledhur rozmarinë, tek ky tasi i bukur a shikon. E kemi mblkehdur aty te bahçjanë jonë, se ne aty çfarë nuk kemi: kemi rozmarinë, nenexhik, tani këto kokat e rozmarinës do ti presim të gjitha dhe do t’i hedhim në një tenxhere”, tha ndër të tjera Ester.

Ndërkohë, Andueli ja ktheu se këto janë pasojat e mungesës së cigares.

“Këto janë pasojat e mungesës së cigares. Pra, njeriut kur i mungon duhani fillo n e bëhet budallaqe dhe kemi një rast që është shumë i freskët”, tha ndër të tjera Andueli.

Pasi Ester ka përgatitur vajin e rozmarinës, ajo i ka bërë një kërkesë Agait, ku i thotë se nëse do vaj rozmarine mund t’ia japë ajo në këmbim të një cigareje.