loading

Ester lan enët, Big Mama shkrihet së qeshuri me Erandin dhe veshjen e tij

Fakirët kanë vendosur të sjellin momente të bukura në Fermë. Teksa do shkonin për të larë enët te shtëpia e madhe, Erandi ka shprehur dëshirën për tu veshur si Elinara. Fakirja ja ka plotësuar dëshirën dhe i ka dhuruar një fustan të vetin, gjithashtu i ka lyer buzët, ndërsa Erandi duket taman si një bjonde sexy.

Në momentin që fermerët e kanë parë Erandin të veshur si femë, kanë nisur ta ngacmojnë me fjalë, ndërsa Ester i ka thënë që të mos i flasë.

Më tej, ishte Big Mama, fermerja e cila shpërtheu në të qeshura sapo pa Erandin.

“Nuk je depiluar Elinara, nuk ke bërë lazer”, i drejtohet Big Mama-Erandit, ndërsa Ferma ‘pushtohet’ nga të qeshurat.

Më pas, me nota humori Erandi i ka thënë Esterit: “Ishim më mirë në semafor, pse na sollën këtu për të bërë punët. Atje në semafor ishte jeta”.