loading

Ester këndon ndërsa Andueli performon në piano

Pas një dite të ngarkuar me punë dhe debat, në fermë më në fund është rikthyer qetësia. Por në këtë atmosferë të zymtë, Andueli ka sjellë një ndjesi tjetër atë të artit dhe ngrohtësisë.

I ulur pranë pianos, ai ka përformuar disa pjesë, duke shtuar një ndjesi reflektimi dhe paqeje në fermë. Pas pak, Ester i është bashkuar, duke e shoqëruar me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz.

Ky duet i papritur mes tyre ka krijuar një atmosferë të veçantë. Zërat e Anduelit dhe Esterit janë përputhur në harmoni të plotë, duke dhënë një performancë mjaft të bukur.