loading

Ester këndon, Frederiku e shoqëron me kitarë

Pas disa ditësh të mbushura me debate dhe tensione në fermë, atmosfera është zbutur ndjeshëm falë një momenti të veçantë muzikor. Fermerja Ester, e njohur tashmë për zërin e saj melodioz, ka sjellë emocione tek fermerët dhe publiku, duke kënduar një këngë të përzgjedhur me kujdes.

Kjo iniciativë ka ardhur pas një kërkese të saj ndaj Frederikut, i cili pranoi të mësojë tekstin dhe ta shoqërojë në këtë interpretim muzikor. Fillimisht, Frederiku e ka shoqëruar me kitarë, ndërsa më pas, për ta bërë performancën edhe më të plotë, ka kaluar në organo.  Zëri i Esterit ka tërhequr vëmendjen të fermerëve të tjerë. Performanca ka qenë një moment reflektimi, por edhe një tregues se muzika mund të jetë ura që bashkon njerëzit edhe në kushtet më të vështira.

Ky ndryshim në atmosferë është përshëndetur nga ndjekësit e emisionit, të cilët kanë shprehur pozitivitet për këtë kthesë të qetë dhe për bashkëpunimin e frytshëm mes dy fermerëve.