Ester i “vë flakën’ Njishit, i këndon Anduelit që të zgjohet
Ndërsa në oborrin e Ferma VIP të gjithë fermerët ishin angazhuar me punë të palodhura, duke pastruar, korrur barin dhe sistemuar hapësirat e jashtme, kryefermerja Ester ka zgjedhur një “rol” krejt tjetër për ditën e sotme.
E veshur plot energji dhe humor, Esteri ka shkuar në “Shtëpinë e Njishit”, ku ka gjetur Anduelin në gjumë dhe me fjalë lozonjare ka tentuar ta zgjojë.
“Zgjohu se do të luajmë bashkë, zgjohu se ka kaluar dita tjetër dhe ti po flen akoma. Zgjohu se vetëm ti je në gjumë”, i tha ndër të tjera Ester-Anduelit.
Por, Andueli, i lodhur ose ndoshta pa dëshirë për lojë, ka qëndruar në gjumë, duke injoruar ftesën e kryefermeres. Kjo nuk e ndali Esterin, përkundrazi, ajo vendosi t’i “vërë flakën” atmosferës së Njishit në stilin e saj të veçantë.
Me këngë, kërcime dhe energji shpërthyese, Esteri nisi të performojë te Njishi këngë të ndryshme. Ajo kërceu, këndoi dhe solli një valë entuziazmi për veten e saj!