loading

Ester dhuron performancë te Njishi; kërcen e këndon sipër krevatit dhe në vaskë

Kryefermerja Ester duket se po e shijon jashtë mase rolin e saj më të ri.

Teksa po rrinte vetëm te Njishi, Ester ka kënduar e kërcyer duke e shijuar në maksimum muzikën. Madje ajo ka dhuruar dhe një performancë të veçantë duke kërcyer sipër krevatit, në vaskë, në sunduk. Në formë shakaje, Ester e fut e gjitha në sunduk dhe u mbyll por doli sërish teksa vijoi me performancën e saj. Ashtu si çdo vajzë, nuk kishte sesi të mungonte një performancë para pasqyrës. Ajo ka marrë një kitarë dhe ka kërcyer para pasqyrës. Më tej ajo ka performuar edhe në vaskë ku kokën e dushit e ka përdorur si mikrofon.

Pas kësaj super performance, pranë shtëpisë së Njishit është afruar Nenna dhe Big Basta ku të tre së bashku kanë kërcyer në mes të rrugës. Më pas ishte Ylli, fermeri i cili u afrua pranë vajzave dhe kërceu me to duke kaluar kështu disa momente të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit.