loading

“Është kryefermer…”/ Ylli dhe Big Basta ironizojnë Andrean

Pasi disa fermerë janë përqendruar në punën e përditshme në stalla, Big Basta ka vazhduar me angazhimin e tij në ambjentet e brendshme të fermës, duke siguruar që gjithçka të jetë në rregull.

Një nga momentet më të dukshme ka qenë një bisedë e shkurtër mes Yllit dhe Big Bastës. Ylli, gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe kurioz për gjithçka, i është drejtuar Big Bastës duke pyetur: “Pse ata po bëjnë nga një punë dhe ne dy ?” Big Basta, me qetësinë e tij të zakonshme, i është përgjigjur shkurt: “Për shkak se është kryefermer.”

Por, kjo përgjigje nuk ka kaluar pa një reagim nga Ylli. Pa hezituar, ai ka shtuar me një buzëqeshje të nënkuptuar: “Jo kryfermer, kryelesh!” Ky reagim i Yllit ka sjellë një ndjesi tensioni, pasi disa nga fermerët ende nuk e pranojnë plotësisht autoritetin dhe vendimet e Andreas si kryefermer.

Big Basta dhe Ylli kanë vazhduar punën nëmbrenda në fermë, ku janë të angazhuar për të mbajtur fermën në kushte të mira. Ata janë të përqendruar në detyrat që kanë, duke lënë mënjanë ngacmimet dhe duke u përpjekur të bëjnë gjithçka që mundin për të përmirësuar mjedisin.

Në këtë kohë, Andrea afrohet më vonë për të shpjeguar detyrën e ardhshme që pritet të kryhet. Si kryefermer, ai është i vetëdijshëm për sfidat që hasen nga fermerët e tij, por gjithashtu është i gatshëm të veprojë dhe të udhëheqë për të siguruar që fermat të vazhdojnë të funksionojnë pa probleme.