“Është fëmija…”/Big Basta bisedon dhe shpreh mallin për djalin e tij me Erandin
Ndërsa ditët në fermë po shkojnë drejt fundit, malli ka filluar të ndihet gjithnjë e më shumë mes fermerëve. Atmosfera është ngrohur ndjeshëm, jo më nga debatet apo tensionet, por nga përqafime të sinqerta, buzëqeshje të buta dhe biseda që vijnë nga zemra. Fermerët po ndajnë momente reflektimi, teksa numërojnë orët që i ndajnë nga takimi me familjarët e tyre.
Në një nga këto biseda prekëse, Big Basta ka ndarë me Erandin ndjenjat e tij për djalin e vogël që e pret jashtë.
“Sa vjen dhe më kap më shumë malli,” u shpreh ai me emocione të dukshme.Erandi, me natyrën e tij të qetë dhe mbështetëse, iu përgjigj me një fjali që përmblodhi gjithë ndjesinë e atyre që janë prindër:
“Është normale, është fëmija. Si mos të të marrë malli?”
Ky shkëmbim i sinqertë ishte vetëm një nga shumë momentet që kanë dominuar këto ditë të fundit në fermë. Ndërsa finalistët përgatiten për largimin, ata ndajnë më shumë ndjenja se kurrë më parë për njëri-tjetrin, për eksperiencën që po lënë pas dhe për ata që i presin jashtë me zemër të hapur.
Ferma, që dikur ishte një sfidë, tashmë është bërë shtëpia e dytë për të gjithë, dhe largimi nuk do të jetë i lehtë për askënd.