loading

“Është e prindërve…”/Elinara tregon Erandin historinë e unazës që mban

Teksa dita ka nisur qetësisht në fermë, dy nga fermerët më të afërt mes tyre, Erandi dhe Elinara, janë parë të ulur në verandën e fermës duke shijuar kafen e mëngjesit. Mes një atmosfere të qetë dhe intime, Elinara ka ndarë me Erandin një moment shumë personal dhe prekës nga jeta e saj.

Ajo i ka treguar Erandit për unazën që mban gjithmonë në gisht  një objekt që nuk është thjesht bizhuteri, por një kujtim i çmuar familjar. “Unaza është e prindërve të mi. Ka inicialet e mamit dhe babit tim. Ma ka dhënë mami kur ishte në spital,” rrëfeu Elinara me një zë të mbushur me emocione.

Ajo shtoi se që nga ajo ditë nuk e ka hequr kurrë nga gishti, duke e mbajtur gjithmonë me vete si simbol i dashurisë dhe forcës familjare. Ky moment i ndjerë, i ndarë në një mëngjes të zakonshëm ferme, i ka shtuar një tjetër dimension përvojës së saj brenda fermës  atë të lidhjes shpirtërore me shtëpinë dhe njerëzit e saj më të dashur.

Pas historisë të Elinarës të treguar nga ajo Big Bsta dhe Erandi i premtuan fermeres që do gjejën tespitë të humbura më herët.

Ju Rekomandojmë