Ernadi fut mbrenda në stallë Ozin, pasi i bëri shëtitje nëpër fermë
Ndërkohë që dita në fermë ecën përpara, punët e dhëna nga kryefermeri i javës, Ylli, po zbatohen me përkushtim në stallë. Tre prej fermerëve më aktivë të mëngjesit Big Basta, Frederiku dhe Erandi janë angazhuar maksimalisht në kujdesin ndaj kafshëve.
Frederiku është parë duke u kujdesur me përpikëri për lopët, duke i dhënë atyre ujë, ndërsa Erandi i është bashkuar për t’i ushqyer. I përkushtuar ndaj pastërtisë dhe mirëqenies së kafshëve, Erandi ka marrë përsipër edhe pastrimin e stallës së lopëve, duke e kryer me kujdes çdo detyrë që i është besuar.Pas përfundimit të punëve në stallën e lopëve, Erandi ka marrë në dorë një tjetër detyrë të veçantë: kujdesin për Ozin, gomarin e dashur të fermës. Ai i ka bërë një xhiro në ambientet përreth, duke e çuar më pas në stallën e tij.
Punëve në stallë iu është bashkuar edhe vetë kryefermeri Ylli, i cili, përveçse ka ndjekur nga afër përparimin e detyrave, ka vazhduar me ndarjen e punëve të tjera për pjesën tjetër të ditës. Pavarësisht sfidave që roli i kryefermerit sjell, Ylli po mundohet të ruajë organizimin dhe bashkëpunimin mes fermerëve.