“Erdhi buka”, Ester me shportë në kokë dërgon bukën te fakiri
Përveç punëve në stalla, ku fermerët kanë qenë të angazhuar nën drejtimin e kryefermerit Ylli, aktiviteti ka vazhduar edhe në ambientet e brendshme të fermës. Ditën e sotme, Ylli ka caktuar dy prej banoreve që aktualisht qëndrojnë në shtëpinë e fakirit Esterin dhe Elinarën për të kontribuar në punët e brendshme.
Përpara se të niseshin drejt fermës, Ester mori një shportë me bukë në kokë dhe, duke zbatuar rregullat e shtëpisë së fakirit, njoftoi me zë: “Erdhi buka!”. Pas këtij momenti simbolik, të dyja fermeret u përgatitën për të kryer detyrat e tyre. Të veshura dhe gati për punë, ato u nisën drejt fermës, duke respektuar rregullin e heshtjes pa i folur askujt në fermë, ashtu siç e kërkon qëndrimi në shtëpinë e fakirit.
Pasi mbërritën në fermë, Ester dhe Elinara nisën punët në kuzhinë, ku nuk munguan as batutat dhe përshëndetjet me fermerët e tjerë. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot humor. Gjatë punës, mes të qeshurash, ato u shprehën: “Sa bukur është kjo shtëpia këtu”, duke lënë të kuptohet dëshira e tyre për të mos u larguar shpejt nga ambienti i fermës. Fermeret janë larguar nga ferma mes batutash me njëra-tjetrën.