loading

Erandi tenton të puthë Elinarën në buzë, çfarë ndodhi mes dy fermerëve?

Një moment tejet i papritur ka ndezur ‘flakë’ jo vetëm në shtëpinë e “Ferma VIP”, por edhe në zemrat e shikuesve! Teksa Elinara po gatuante në kuzhinë, Erandi, i njohur për natyrën e tij shpërthyese dhe spontane, ka tentuar të puthë në buzë fermerën.

Ky veprim vjen si kulm i një pëlqimi të ndërsjellë që të dy fermerët e kanë deklaruar hapur prej ditësh, duke e bërë lidhjen e tyre një ndër më të diskutuara dhe më të pëlqyera të këtij edicioni.

Lidhja mes Erandit dhe Elinarës ka qenë në qendër të vëmendjes që në fillim. Kimia mes tyre është e padiskutueshme dhe batutat, shikimet, si dhe ndihma e ndërsjellë në punët e fermës, kanë treguar qartë se mes tyre ka më shumë se thjesht miqësi. Fermerët e tjerë nuk kanë ngurruar t’i ngacmojnë shpesh, duke i konsideruar një çift ideal, dhe duket se edhe publiku jashtë ka të njëjtin mendim. Ata i kanë “bekuar” si një ndër çiftet më të bukur dhe më autentikë që ka krijuar “Ferma VIP” deri më tani.

Ky episod i fundit me tentativën e puthjes padyshim do të shërbejë si një pikë kthese në dinamikën e marrëdhënies së tyre. A do të forcohet më tej lidhja mes tyre, apo do të krijohen momente tensioni dhe paqartësie?