Erandi sjell teatrin në fermë , fermerët bëhen aktorë në një shfaqje unike që do të vihet në skenë në Prime
Erandi, një ndër aktorët më të mirë të skenës shqiptare, ka vendosur të mos lërë pas krahëve pasionin e tij për artin, edhe pse ndodhet larg skenës tradicionale.
Me një përkushtim të admirueshëm, Erandi ka shkruar një skenar origjinal dhe ka vendosur që të realizojë një shfaqje teatrale me nota komedie së bashku me fermerët. Prej disa ditësh, ai është angazhuar me detaje në krijimin e skenarit dhe organizimin e gjithë shfaqjes, ndërsa entuziazmi nuk ka munguar.
Fermeri ka mbledhur pjesën tjetër të fermerëve në kuzhinën e fermës, ku ka prezantuar projektin e tij artistik. Skenari i tij është pritur entuziazëm nga fermerët, të cilët janë futur menjëherë në provat përgatitore.
Çdo fermer ka marrë një rol specifik dhe, me ndihmën e Erandit, janë zhytur në karakteret që do të interpretojnë. Edhe Ester, e cila në fillim kishte disa rezerva për rolin e saj, ka vendosur t’i bashkohet grupit, duke kontribuar me përkushtim në provat e përditshme.
Shfaqja pritet të vihet në skenë në Prime, ku publiku do të ketë mundësinë të shohë një anë tjetër të fermerëve të fermës dhe, mbi të gjitha, talentin e jashtëzakonshëm të Erandit si aktor dhe regjisor.