loading

Erandi shkon te Njishi/Fermeri bën si lopë për të zgjuar kryefermeren

Mëngjesi ka rënë në fermën e Erandit, dhe gjithçka duket e qetë dhe në harmoni. Fermeri Erandi, është zgjuar herët si zakonisht, por këtë herë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të filluar ditën. Fermeri Erandi  vendosi të bëjë një imitim të lopës për të zgjuar kryefermeren Ester, një metodë e pa zakontë por edhe mjaftë qesharake dhe pozitive për të filluar ditën.

Pasi është zgjuar Esteri, ajo del shpejt në oborr për të parë se çfarë po ndodh. Erandi, me një buzëqeshje në fytyrë, i drejtohet menjëherë: “A ke ndonjë punë për të na dhënë?” Pasi kryefermerja është zgjuar dhe ka dalë nga shtëpia e Njëshit , ajo menjëherë e zgjon pjesën tjetër të fermerëve që nuk ishin zgjuar ende. Si gjithmonë, Esteri i ndan punët për secilin prej fermerëve dhe u kujton atyre rëndësinë e punës.

Pavarësisht se ishte një mëngjes i zakonshëm, ai mori një ngjyrë të veçantë për shkak të humorit që Erandi shkaktoi dhe më vonë në verandën e fermës me fermerët.