loading

Erandi e nis ditën me batuta për Big Mamën: “Të ka hipur vetja në qejf kur vjen nga Njishi”

Pas zgjimit të të gjithë banorëve të fermës nga kryefermerja e re, Big Mama, dita ka nisur me një atmosferë pozitive dhe të gjallë në fermë. Fermerët janë rikthyer në përditshmërinë e tyre, ndërsa një ndër të parët që e nisi ditën aktivisht ishte fermeri Erandi. Ai bëri një xhiro të shkurtër në oborrin e fermës, duke shijuar mëngjesin dhe një kafe të ngrohtë në oborrin e fermës që ofron pamje të mrekullueshme të natyrës përreth. Pak më vonëai kaloi te veranda e fermë , ku nga aty atij iu bashkua edhe Big Mama, e cila këtë javë mban rolin e kryefermeres pas eliminimit të Ganiut në Primein e mbrëmshëm. Erandi nuk i kurseu batutat ndaj Big Mamës, duke i thënë me humor: “Të ka hipur vetja në qejf kur vjen nga Njishi”, duke iu referuar faktit që ajo e kaloi natën në shtëpinë e Njëshit vendi ku qëndron kryefermeri gjatë javës. Big Mama e priti ngacmimin me sportivitet dhe iu përgjigj me buzëqeshje: “Jam bërë kryefermere”. Më tej, dita vijoi me Big Mamën duke shpërndarë detyrat e punës për çdo fermer, si dhe duke hedhur disa ide të reja për organizimin e punëve ditore në fermë. Atmosfera e ngrohtë dhe dinamike që ka sjellë kryefermerja e re duket se po e karakterizon këtë javë që në nisje.