Erandi dhe Ylli shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin/ Çfarë po kurdisin fermerët?
Pas mëngjesit të mbushur me batuta dhe të qeshura në verandë, fermerët janë përgatitur për të nisur një tjetër ditë pune në fermë. Me energji të mirë dhe humor të pandalshëm, grupi është drejtuar drejt stallave, aty ku i prisnin kafshët dhe rutina e përditshme e kujdesit për to.
Mes bisedash e shakash, Elinara dhe Erandi janë parë duke u përgatitur për të hyrë në stalla. Fermerëve iu bashkuan edhe Ylli dhe Andrea, duke krijuar një ekip të plotë për përballimin e detyrave të mëngjesit.
Elinara, me natyrën e saj të dashur dhe të përkushtuar ndaj kafshëve, është parë duke i përqafuar dhe përkëdhelur me kujdes. Ajo ka marrë në shëtitje Ozzin, gomarin e dashur të fermës, një ndër kafshët më të veçantë që gjithmonë sjell buzëqeshje në fytyrat e të gjithëve.
Ndërkohë, Andrea është drejtuar drejt këndit të pulave për t’u kujdesur për to me përpikmëri. Për Andren, puna në fermë duket se ka marrë një ritëm të natyrshëm dhe të qetë.
Por jo gjithçka ka qenë punë Ylli dhe Erandi janë parë duke kurdisur një shaka të re, ndoshta në drejtim të Elinarës. Të dy kanë shtrënguar duart dhe janë parë duke buzëqeshur me nënkuptime, duke lënë të kuptohet se diçka po përgatitet në prapaskenë.
Në fund, Elinara dhe Erandi janë kthyer për të pastruar stallat, duke treguar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj jetës në fermë, pavarësisht humorit që i shoqëron gjithmonë. Duket se dita ka nisur me ritëm të mirë dhe ndoshta me ndonjë shaka që pritet të zbulohet së shpejti.