Erandi dhe Big Mama thurin plane pas krahëve të Albës: Do i themi ka ndodhur puthja e parë mes Limit dhe Esterit
Big Mama dhe Erand Sojli kanë bërë sot një plan disi djallëzor, pas krahëve të Albës. Teksa të gjithë po ankohen se Alba nuk kontribon në punët e shtëpisë, Big Mama i ka thënë Erandit që do ta “çmendin” Albën. Biseda: Erandi: Je shumë gjyna, më vjen keq, gjithë kjo artiste duke larë enë. Big Mama: S’ka gjë të rri Alba të pushoj. Ajo po vuan Erandi: Gjyna duhet me i ç Limin Big Mama: Kur të shkojm atje do i themi ka ndodh puthja e parë mes Limit dhe Esterit, ta çmendim. Ndërkohë, situata është e ndërlikuar për Albën, pasi ajo është afruar me Limitin, ndërsa ky i fundit ndodhet në një pozicion të vështirë mes dy vajzave: Albës dhe Esterit. Duket se marrëdhënia e tij me to po krijon një dinamikë të re brenda fermës, ku çdo lëvizje dhe deklaratë mund të sjellë reaksione të forta.