Erandi dhe Big Basta flasin për fëmijët: Ja kujt i ngjajnë djemtë dhe vajzat
Mbrëmjen e sotme Erandi, Ylli dhe Big Basta kanë zhvilluar një bisedë interesante përsa i përket fëmijëve dhe geneve të tyre.
Ishte Erandi ai që i tha Ylli që djemtë ngjajnë nga nëna e tyre me më shumë se 60 për qind të geneve, ndërsa pjesën tjetër e marrin nga dajat dhe tezet. Ndërsa, për vajzat ai ka thënë që ngjajnë nga babai. Më pas, Basta tha që çuni i tij i ka ngjarë Vesës.
Me nota humori, Erandi i tha Yllit që djali i Big Bastës është kosovar.
Pjesë nga biseda:
Erandi: Çunat, 60 për qind të genit e kanë të nënës
Big Basta: E kanë me nënën çunat
Erandi: Edhe atë 40 për qindsh a 30 përqindsh mund ta kenë prap nga ndonjë dajë ose teze, por prap e kanë nga nëna, ndërsa gocat e kanë nga babai
Big Basta: E ka bërë Vesa si veten
Erandi: Çunat janë të nënave Ylli, gocat janë të babait
Ylli: E vërtetë është
Erandi: Pse i the Bastës që çuni ka gjakun tënd, çuni ka gjakun e nënës
Big Basta: Nuk ja mora për ters jo
Erandi: Çuni i Bastës është Kosovar
Ylli: A po do me u kap, kaput ha me të qeshur fermeri.
Më pas fermerët kanë nisur të hanë darkë.