Enët prej balte përfundojnë, por jo pa debate, fermerët mes kreativitetit dhe tensioneve
Fermerët kanë përfunduar me sukses përgatitjen e enëve prej balte, të cilat tashmë janë të gatshme për t’u tharë. Procesi i punës u karakterizua nga bashkëpunimi, përkushtimi dhe një nivel i lartë kreativiteti nga të dyja grupet pjesëmarrëse. Nën atmosferën e punës intensive, pjesëmarrësit shfaqën aftësitë e tyre duke krijuar forma të ndryshme.
Megjithatë, përveç frymës pozitive dhe bashkëpunuese, nuk munguan as debatet e vogla mes grupeve. Dy grupet pjesëmarrëse patën një përplasje të vogël për çështje kohe dhe cilësie, ku njëri grup akuzoi tjetrin se kishte përfituar kohë shtesë pas rënies së gongut dhe se disa prej enëve nuk ishin të vlefshme për vlerësim. Fermeri Erandi, duke ruajtur tonin e tij karakteristik tha: “Ne jemi grup artistësh, kemi më shumë kreativitet se kushdo tjetër.” Kjo deklaratë ndezi më tej diskutimet, duke rritur tensionin mes grupeve.
Situata u ndez edhe më shumë gjatë përmendjes së nominimeve. Andueli, me ton sfidues, iu drejtua Elinarës: “Unë do të të nxjerr jashtë!” Por Elinara mbeti e qetë dhe me vetëbesim, duke u përgjigjur: “Unë nuk kam frikë nga askush.” Debati vazhdoi me Anduelin, duke thumbuar Elinarën se vetëm nuk ia del, duke e quajtur grupin e tyre “të fshehtë”.