Emocione dhe lot gëzimi, Erand Sojli merr surprizën e veçantë në finalen e madhe të Ferma VIP
Finalja e Ferma VIP 2 na ka sjellë emocione të forta, ndërsa Erand Sojli mori një surprizë të madhe.
Ndërsa ish-fermerja Marjana Kondi u fut në fermë në rol si aktore, motra e Erandit, Iris, hyri papritur duke bërë që fermeri të lotonte nga gëzimi.
Një takim mjaft emocionues ai mes Erandit dhe motrës së tij, e cila ka kaluar një moment shëndetësor mjaft të vështirë, çka u bë publike nga vetë Erandi disa javë më parë në Ferma Vip.
Më pas, motra e Erandit ka lexuar një letër prekëse e cila i dedikohej Erandit.