Elinara merr surprizën e veçantë, kush e priste fermeren te shtëpia e Njishit? Albano puth fermeren në buzë
Spektakli i sotëm i ferma Vip 2, solli sërish emocione të forta, lot dhe histori dramatike.
Elinara rrëfeu gjatë javës historinë e jetës së saj nga fëmijëria ku familja e saj u internua në Lushnjë. Rrëfeu dhimbjet dhe përjetimin se si shoqëria e aneksoi, e deri te rikthimi në Tiranë e më pas në nisjen e karrierës së saj muzikore.
Por jeta nuk ka vetëm çaste të hidhura, në shumicën e kohës ajo ka çaste lumturie, e ku aty ku është dashuria ajo bëhet e madhe dhe e pafundme.
Elinara ka rrëfyer marrëdhëniet e mrekullueshme që ka me vajzat, por dhe me motrën e saj.
Dhe ishte pikërisht një nga motrat e saj, Exhesta, ajo që e suprizoi në dhomën e Njishit.
Pjesë nga biseda:
Luana: Ke ndonjë krritikë.
Exhesta: Ndonjë kritikë të vogël po.
Luana: Na thuaj ndonjë kritikë.
Elinara: Si është mami?
Exhesta: Është mirë. Na kapi një virozë po është më mirë.
Elinara: E kam lodhur motrën.
Exhesta: Sofia është në jug, atje janë dhe kafshët.
Elinara: Ua prandaj s’kam rroba unë.
Exhesta: Luana kjo është e tmerrshme. Të gjithë duam të vishemi, por kjo është e tmerrshme.