Elinara bashkë me macen, zgjojnë fermerët nga gjumi
Mëngjesi i sotëm në Fermë ka nisur ndryshe sepse dhe zgjimi ishte ndryshe nga ditët e tjera. Këtë herë, ishte fermerja Elinara bashkë me fermeren më të re të fermës, macen Oto, që morën përsipër detyrën e zgjimit. Macja Oto dhe fermerja Elinara kanë shkuar krevat më krevat , duke zgjuar me kujdes fermerët. Ndryshe nga herët e tjera, ky zgjim është pritur me shumë sportivitet dhe gëzim sepse askush nuk mund t’i rezistojë Otos. Duket sikur fermeri i preferuar në Fermë në këtë moment është Oto. Pasi të gjithë u zgjuan, Elinara dhe Oto u drejtuan për në verandën e fermës, ku shijuan kafen e mëngjesit me kryefermerin Limi, ku më vonë ju bashkua dhe fermere Alba.