“Edhe ti nga Lushnja je?” Erandi dhe Elinara batuta me njëri-tjetrin
Një shkëmbim batutash mes Erandit dhe Elinarës për origjinën e kësaj të fundit, ka ndezur të qeshurat në shtëpinë e Ferma Vip. Siç duket, historia dhe vendlindja janë tema që Erandi i zotëron mjaft mirë, duke mos humbur rastin t’i “ngacmojë” fermerët e tjerë.
Gjatë një bisede ku po diskutohej për vendlindjen e Elinarës, Erandi, me shakanë e tij karakteristike, filloi të citonte fakte historike dhe gjeografike për Lushnjën. “Pse budalla jam unë që më tregon ku është Lushnja,” i tha ai Elinarës, “në Lushnjë bëhet kongresi me, Kongresi i Lushnjes. Ka qenë kryeqytet Lushnja po ti s’merr vesht.”
Elinara, duke dashur t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë, theksoi arritjet e qytetit të saj: “Lushnja ka nxjerrë Vaçe Zelën…” Por Erandi nuk u ndal me kaq, duke shtuar me humor: “ka nxjerrë dhe molomenë si puna e atij (Andreas) sa për sy të keq.”
Biseda mori një kthesë personale kur Erandi e pyeti Elinarën drejtpërdrejt: “Edhe ti nga Lushnja je me?” Elinara konfirmoi, “Nga gjyshi po, unë kam lindur në Lushnjë.”
Përgjigjja më epike erdhi nga Elinara, e cila, dukshëm e argëtuar nga biseda, i tha Erandit: “më shumë flet ti si Lushnjar sesa unë.” Kjo batutë shkaktoi të qeshura dhe theksoi dinamikën gazmore mes dy fermerëve.
Ky moment mes Erandit dhe Elinarës është një shembull i shkëlqyer i atmosferës argëtuese që mbizotëron në Ferma Vip, ku shakatë dhe “ngacmimet” miqësore janë pjesë e përditshme.
Pjesë nga biseda:
Erandi: Pse budalla jam unë që më tregon ku është Lushnja, në Lushnje bëhet kongresi me, kongresi i Lushnjes. Ka qenë kryeqytet Lushnja po ti s’merr vesht
Elinara: Lushnja ka nxjerrë Vaçe Zelën…
Erandi: ka nxjerrë dhe molomenë si puna e atij (Andreas) sa për sy të keq. Edhe ti nga Lushnja je me?
Elinara: Nga gjyshi po, unë kam lindur në Lushnje.
…
Elinara: më shumë flet ti si Lushnjar sesa unë