loading

“Edhe ti ke qenë i rrezikshëm në këtë lojë”/Big Basta dhe Erandi bisedojnë

Në mëngjesin e qetë të Ferma Vip, Erandi, fermeri i parë i cili zgjohet, nis ditën e tij me kujdes. Me një ritual të thjeshtë, ai përgatit kafen dhe, pas disa minutash, kalon në verandë për ta konsumuar atë, duke shijuar natyrën dhe pamjen e bukur që i ofron. Në këtë moment të qetë, bashkohet edhe Big Basta, një tjetër finalist i njohur i programit, dhe fillojnë të diskutojnë për lojën e tyre brenda Ferma VIP.

Biseda mes tyre ka marrë një drejtim të papritur kur Big Basta ka ndarë mendimin e tij për Erandin. Ai i ka thënë se e ka konsideruar atë një lojtar të rrezikshëm, duke theksuar se ai ishte “i papar” dhe “i pa falshmë” në lojë. Për Big Bastën, Erandi ka pasur një qasje të paparashikueshme dhe shumë të vendosur, duke e bërë kështu një kundërshtar të fortë për të.

Nga ana tjetër, Erandi është shprehur se ka qenë 100% i angazhuar në lojë, por nuk ka pasur asnjë synim të dëmtojë dikë personalisht. Ai ka theksuar se çdo veprim që ka bërë ka pasur një qëllim të qartë për të përmirësuar performancën e tij, duke u përqëndruar vetëm te lojën dhe jo te armiqësitë personale. Për Erandin, çdo veprim ishte pjesë e strategjisë dhe jo një shenjë e urrejtjes apo hakmarrjes.

Biseda mes dy finalistëve tregon një aspekt të rëndësishëm të dinamizmit në lojërat e tillë, ku çdo lëvizje mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.