loading

“Edhe rolet ndryshojnë”/ Erandi ndan rolet e shfaqjes për fermerët

Erandi, një nga fermerët më krijues të fermës dhe po ashtu një aktor mjaft i zoti dhe me vite ekperiencë në fushën e aktrimit, ka marrë përsipër një projekt artistik që ka surprizuar jo vetëm publikun, por edhe vetë fermerët ndërtimin e një shfaqjeje teatrale brenda fermës.

Pasi është kujdesur me përpikmëri për të shkruar skenarin dhe për të ndarë rolet, Erandi ka vënë në lëvizje gjithë fermerët. Ai ka zgjedhur me shumë kujdes aktorët e shfaqjes, duke u dhënë secilit rol sipas karakterit dhe aftësive të tyre. Përzgjedhja është bërë në mënyrë që çdo fermer të ndjehet i përfshirë dhe të ketë mundësinë të shprehë anën e tij kreative.

Fermerët janë përfshirë me entuziazëm në këtë iniciativë, duke u angazhuar seriozisht në mësimin e skenarit dhe përvetësimin e roleve.