“E qeshura të zbukuron jetën”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 11-të live të Ferma Vip 2
Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca ka hapur natën e 11-të live të Ferma Vip2.
Luana e nisi spektaklin duke folur për buzëqeshjen teksa tha se dje ishte Dita Ndërkombëtare e Buzëqeshjes. Ajo tha se e qeshura të zbukuron jetën dhe për këtë arsye çdo kush duhet të qeshë pafund.
“Dje ishte Dita Ndërkombëtare e të qeshurës. Ah sa bukur është kur qesh them unë, është një gjuhë universale me të cilin krijojmë lidhje përtej fjalëve. Imagjinoni pak sa bukur do të ishte historia e gjithësecilit të shkruhej vetëm nga momentet që kanë qeshur. Ndaj, le të qeshim me të mëdha sepse e qeshura të zbukuron jetën. Më besoni, unë them nuk ka veshje nuk ka grim e nuk ka fjalë që të bën të dukesh më e bukur se një e qeshur nga shpirti. Kaq kisha”, tha moderatorja.
Pas kësaj, moderatorja ka vendosur të vërë përballë një sfide dy opinionistët Zhaku dhe Kastro se kush buzëqesh më shumë. Ishte Zhaku ajo e cila e fitoi sfidën padyshim, teksa opinionistja shpërtheu në të qeshura.