“E paske bërë dritë’/ Me përkëdhelje Erandi dhe Big Basta nxjerrin Ozzin nga stalla
Puna në stallat e fermës ka nisur me energji dhe pozitivitet. Të parët që morën rrugën drejt kafshëve ishin Big Basta, Erandi dhe Ylli, të cilët me përkushtim dhe humor iu përveshën detyrave të mëngjesit.
Big Basta dhe Erandi u drejtuan menjëherë drejt stallës së gomarit të famshëm të fermës Ozzi, i cili është kthyer në një ndër “kafshët” më të dashur për fermerët. Me përkëdhelje dhe kujdes, ata e nxorën nga stallën për një shëtitje të vogël në natyrë. “E paske bërë dritë,” i tha me humor Erandi Ozzit, duke sjellë një moment të ëmbël e gazmor në atmosferën e mëngjesit me kafshën.
Më pas, fermerët u shpërndanë nëpër stallat për të kryer pastrimin dhe ushqyerjen e kafshëve. Ylli u pa teksa përkëdhelte lopët me butësi, ndërsa Erandi i ushqente ato me përkushtim. Kujdesit ndaj Ozzit nuk iu nda as Ylli, i cili e nxori sërish në natyrë për të ushqyer kafshën.
Punës iu bashkua edhe Eliara, e cila solli një frymë të ngrohtë dhe përplot dashuri teksa përkëdhelte dhe puthte dhitë dhe, sigurisht, edhe Ozzin. Puna u krye me sukses dhe në harmoni, duke treguar se edhe pa një kryefermer, bashkëpunimi është çelësi i mbarëvajtjes së ditës. Pas përfundimit të detyrave, fermerët u rikthyen në fermë, të lodhur por të kënaqur me punën e bërë.