loading

E ke humbur lojën”/ Nur debaton me Albën: Mos e keqpërdor situatën

Edhe pse mëngjesi në fermë pritej të ishte një moment çlodhës pas një dite plot punë, realiteti rezultoi ndryshe. Pasi fermerët përfunduan detyrat e ndara nga kryfermeri i javës, Ylli, dhe u mblodhën për të ngrënë mëngjesin e përgatitur nga Nur, atmosfera u trazua nga një përplasje e fortë mes Nurit dhe Albës.

Kjo nuk është hera e parë që dy fermere përplasen. Edhe pak ditë më parë, mes tyre kishte pasur debate të forta. Këtë herë, shkëndija e konfliktit nisi nga një detaj i vogël një pjatë e vendosur në vend të gabuar. Por pas këtij momenti të thjeshtë, tensioni shpërtheu. Alba i tha Nurit: “Mos keqpërdor situatat, je fallco,” ndërsa Nur iu kthye me fjalët: “Situatat e tua janë të lodhura, e ke humbur lojën ma respekto bukën!” Përplasja vazhdoi me akuza të ndërsjella. Alba e quajti Nurin “dyfytyrshe, thjesht copy-paste”, ndërsa Nur refuzoi t’i lajë pjatën, duke shtuar: “Nuk na ke lënë një ditë për të ngrënë të qetë. Ndërsa  Alba ime ironi  i ofroi 50 euro për t’i larë pjatën, Nur u shpreh e ofenduar. “Ti nuk respekton as bukën,” theksoi ajo me ton të lartë. Debati kulmoi kur Alba e akuzoi Nurin si “tinëzare dhe njeri i dobët”.

Tensioni mes dy fermereve ka krijuar një atmosferë të rënduar në fermë, ndërsa fermerët e tjerë janë ndier të bezdisur dhe në siklet nga situata. Duket se konflikti mes Nurit dhe Albës po bëhet i tensionuar dhe me tone të larta.