“E kam zemrën plot ndjesi”/ Fermerët këndojnë së bashku këngën e Big Bastës
Në fermë vazhdon atmosfera, Agai ka menduar për fermerët dhe ka vendosur muzikë për ta. Big Basta, Ylli dhe Ester po shijojnë bukurinë e fermës në verandën e saj si edhe muzikën e cila luhet në sfond.
Një moment i bukur i cili i mblodhi dhe të gjithë fermerët së bashku ishte kur në fermë u vendos kënga e Big Bastës dhe Vesa Lumës. Dyshja që për vite kanë ndarë dhe skenën si artisita por edhe jetën personale kanë një repertor goxha të mbushur me hite ndër vite. Menjëherë kur kënga doli në sfond fermerët filluan duke kërcyer dhe kënduar së bashku një nga hitet më të bukura të këngëtarit.
Atmosfera avazhdon fermerët i bashkon muzika dhe vallet. Në fermë vendoset edhe kënga më e re e Anduelit, një projekt muzikor e cila është pëlqyer shumë nga fermerët ku nuk kanë munguar dhe kërcimi i shoqëruar duke kënduar. Fermerët po kalojnë një mesditë mjaft të këndëshme së bashku ku i bashkon dashuria për këngën.