loading

“E ka marr personale”/ Big Basta- Yllit: Ti vet po kruhesh me Erandin

Situata mes Yllit dhe Erandit në fermë ka shkaktuar diskutime të shumta, duke u bërë objekt i komenteve dhe spekulimeve nga të gjithë fermerët. Së fundmi, gjatë një bisede mes Big Bastës, Elinarës dhe Yllit, tensioni u rrit kur Ylli shprehu se ai e ka marrë personale që Erandi e ka kritikuar. “Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar. Ky qëndrim i tij është krejt i pavend, e ka marr personale  tha Ylli, duke mbajtur qëndrimin e tij të qartë ndaj Erandit.

Në përgjigje, Big Basta dhe Elinara nuk nguruan ta vënë në dyshim këtë qëndrim të Yllit. Big Basta, duke i drejtuar fjalët Yllit, u shpreh: “Ti vet po kruhesh me Erandin”.

Ylli, megjithatë, përpiqej të shpjegonte se gjithçka është pjesë e një loje që ata të gjithë kanë luajtur në fermë: “E gjitha ka qenë një lojë, të gjithë kemi pasur misione të ndryshme dhe këtë e kemi bërë për arsyet tona.”

Por Big Basta ishte i qartë në përgjigjen e tij: “Disa gjëra që thua janë me të vërtetë të sinqerta, dhe duket se Big Mama është më e fortë për ty se sa kjo situatë.”

Përgjigjia e Yllit ishte e ashpër dhe shumë e drejtpërdrejtë: “Ajo më ka ofenduar, nuk bëj lojë. Ajo ka qenë gjithmonë më afër dhe jo për lojë, por për të më ofenduar.”

Edhe pse nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht mes Yllit dhe Erandit, tensionet dhe përplasjet mes tyre po vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të dukshme. Çfarëdo që të ndodhë në vazhdim, duket se ky është vetëm fillimi i një konflikti më të thellë.