loading

“E dobët”, Kastro kritikon Esterin si kryefermere: Pas daljes së Albës…

Ka nisur me debat dhe diskutime spektakli i sotëm i Ferma VIP mes fermerëve, por edhe opinionistëve.

Kastro ka kritikuar sjelljen e Esterit si kryefermere brenda fermës gjatë fundjavës. Ai tha se ajo ka qenë një kryefermerja më e dobët, ku po kërkon të fitojë terren pas daljes së Albës.

Pjesë nga biseda:

Kastro: Puna aty brenda është si ai roja e objektit, që është më shumë arrogant se ai që ka investuar. Esteri ka qenë kryefermerja më e dobët. Gjithë të tjerët kanë patur progresion, Esteri pati një periudhë të gjatë në karakterin e asaj që ne donim të na jepte, dhe pas daljes së Albës gjeti terren, ndryshoi fytyrë dhe ja tani.

Ester: Jam roja i objektit që mendoj se me 50 mjë lekë nuk e di çfarë mund të bënte. Ndoshta jam dhe kryefermerja më e keqe, por njeriu mëson.