“E derdha…”, Ylli drejtuar kamerave: Nuk rri dot pa e kapur momentin…
Në ambientet e brendshme të fermës, puna vazhdon pa u ndalur. Kryefermerja Big Mama, edhe këtë javë e zgjedhur, ka ndarë detyrat për çdo banor, dhe secili është vendosur në pozicionin e tij. Teksa Ylli po përgatiste tavolinën për mëngjes, ndodhi një moment i papritur, qumështi i derdhet mbi sobë. Pa u hutuar, Ylli reagoi menjëherë, duke pastruar zonën dhe duke u kujdesur që çdo gjë të rikthehej në rregull. Direkt pas derdhjes të qumështit, Ylli i kthehet kamerave duke thënë e derdha tani ti nuk rri dot pa e kapur, në formë batute.
Ky episod i vogël, megjithëse shkaktoi një kaos të lehtë e të padëmshëm, nuk ndikoi në vazhdimin e punëve të përditshme. Ylli dhe Elinara, të dy të caktuar për detyra brenda fermës, vazhduan me përgjegjësitë e tyre, duke bashkëpunuar dhe mbajtur atmosferën pozitive. Elinara, e cila më herët kishte nisur pastrimin mes këngësh dhe kërcimesh, nuk humbi ritmin, ndërsa Ylli u rikthye të sistemojë tavolinën.