“E bëre vet…”, Andueli pengohet teksa sjell dru për të ndezur zjarrin
Sot, fermerët kanë vendosur të bëjnë diçka ndryshe. Në një ditë të zakonshme punësh, Nenna ka marrë një vendim të veçantë të përgatisë Fli, një gatim tradicional i njohur, që do t’u sjellë të gjithëve shije dhe ngrohtësi.
Meqenëse ky gatim kërkon kohë dhe mund, Andrea dhe Andueli janë angazhuar të ndihmojnë fermeren në një detyrë të rëndësishme me prerjen e druve për të ndezur zjarrin.
Gjatë kësaj periudhe, ndodhi një moment i papritur dhe i qeshur. Andueli, duke sjellë drutë, u rrëzua dhe për ta lehtësuar situatën, Andrea nuk nguroi të bënte një batutë të thjeshtë: “Këtë ja bëra kastile!” një shaka që solli të qeshura midis të gjithëve.
Pas kësaj, djemtë u përpoqën të vendosnin drutë për zjarrin, duke u munduar të kapnin ritmin e duhur. Ndërkohë, Ester, me një buzëqeshje, vazhdonte të këndonte këngë, duke kontribuar në atmosferën e ngrohtë dhe miqësore që ishte krijuar.
Në fund, me bashkëpunimin e të gjithëve, arritën të ndezin zjarrin, dhe Nenna mundi të fillonte përgatitjet për të bërë Fli.