loading

“Dyshja që humbet shkon në televotim”/ Frederiku-Andueli dhe Ylli-Nenna, cili nga fermerët e fitoi sfidën

Një sfidë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Ferma Vip2.

Katër fermerë të zgjedhur nga publiku, emrat e të cilëve janë: Andueli, Frederiku, Nenna dhe Ylli.

Të katër fermerët do të përballen në një sfidë të ndarë në dyshe-dyshe. Ishte Andrea në rolin e kryeferemerit i cili do të ndante 4 fermerët në dy grupe. Ai zgjodhi Frederikun dhe Anduelin me pretekstin që të dy shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe të dy do të luftojnë për të fituar sfidën. Dyshja tjetër ishin Nenna dhe Ylli.

Më pas, Albano ka shpjeguar sfidën për fermerët, e cila duket që nuk është aspak e thjesht.

Pjesë nga shpjegimi:

Luana: Fermeri i parë i zgjedhur nga publiku për të shkuar në një sfidë është Frederiku, fermeri i dytë për të shkuar në sfidë është Andueli, fermeri i tretë i ëprzgjedhur nag publiku për të shkuar në sfidë është Ylli, dhe fermeri i katërt i përzgjedhur për tu sfiduar sonte nga pulbiku është Nenna. Siç e dini sfidat zhvillohen dyshe-dyshe. Ndarjen do ta bëjë kryefermeri. Unë i kërkoj Andreas të bëjë ndarjen. Dyshja që humbet shkon në televotim kokë më kokë.

Andrea: Duke parë shoqëritë që kanë njëri me tjetrin, ku Nenna dhe Ylli do të bëjnë të pamundërën për të shpëtuar njëri tjetrin.

Luana: Pra ti vendos në sfidë Yllin dhe nennan përballë Frederikut dhe Anduelit.

Pas ndarjes në dyshe dyshe, fermerët u sfiduan në një garë shumë të fortë, e cila shkoi deri në topin e fundit.

Ishte Frederiku dhe Andueli të cilët ishin shumë pranë fitores, por Nenne dhe Ylli u treguan më të saktë në fund, duke i futur të pestë topat brenda në zjarr.

Ju Rekomandojmë