Duke kënduar, Big Mama dhe Keisi pastrojnë stallën e dhisë
Vajzat e fermës kanë vijuar me përkushtim punët në stallë, duke treguar bashkëpunim dhe pozitivitet në çdo hap. Pas ndarjes së detyrave nga kryfermerja e javës, Big Mama, secila fermere ka marrë rolin e saj dhe ka nisur menjëherë ditën me energji. Fermerja Keisi nisi mëngjesin me një përshëndetje të ngrohtë për nënën e saj “Mgjesi mami”, e ndjekur nga një përshëndetje dhe buzëqeshje nga vetë Big Mama. Nur dhe Ester u angazhuan me pastrimin e stallës së lopëve, ndërsa Big Mama dhe Keisi morën përsipër kujdesin për dhitë.
Atmosfera në stallë ishte e mbushur me të qeshura, batuta dhe bashkëpunim. Një nga momentet më gazmore ishte kur njëra nga fermeret tha me shaka: “Ka bërë lopa vezë!”, duke sjellë të qeshura mes vajzave. Ndërkohë, Nur tregoi përkushtim të veçantë duke nisur procesin e mjeljes së lopës. Pas saj ishte edhe Alba dhe Ester që morën insitivën për të mjelur dhinë të ndihmuara më vonë nga Nur.
Me një frymë të qartë harmonie, detyrat e ditës në stallë përfunduan me sukses. Big Mama vazhdon të tregojë se stili i saj si kryfermere është jo vetëm organizativ, por edhe frymëzues. Ndarja e punëve dhe fryma pozitive që ajo ka sjellë këtë javë, po e shndërrojnë fermën në një vend ku puna bëhet me zemër dhe me buzëqeshje.