Duke kënduar Big Basta përgatit mëngjesin/ Andrea nga ana tjetër po kullon qumështin
Teksa dita po ecën qetësisht në shtëpinë e Ferma Vip, finalistët kanë vazhduar angazhimet e tyre në fermë me përkushtim dhe atmosferë pozitive. Mëngjesi ka nisur me punë konkrete dhe bashkëpunim mes fermerëve, që po shfrytëzojnë çdo moment të mbetur për të shijuar eksperiencën e tyre.
Big Basta ka marrë përsipër rolin e kuzhinierit për sot dhe është parë në kuzhinën e fermës duke përgatitur ushqim me plot kujdes. Me një përvojë që ka treguar gjatë gjithë lojës. Nga ana tjetër, Andrea është angazhuar me produktet e fermës dhe është parë duke kulluar qumështin e freskët të mjelë më herët nga lopa. Në tërësi, atmosfera në fermë është e qetë dhe harmonike. Finalistët po e shijojnë kohën e mbetur mes punëve të përbashkëta, bisedave të ngrohta dhe reflektimeve të fundit për rrugëtimin e tyre. Me finalen që afrohet çdo ditë, çdo moment merr më shumë kuptim.
Ndërsa publiku pret të zbulojë fituesin, në fermë mbizotëron një frymë bashkëpunimi dhe respekti që e bën këtë fund të sezonit edhe më të veçantë.