loading

“Duhet të shpejtojmë aleancën”/Çfarë po planifikojnë Nenna dhe Ylli

Pas një dite të ngarkuar me punë, ferma kishte rënë në një qetësi të zakonshme. Të gjithë fermerët ishin shpërndarë në ambiente të ndryshme të fermës, secili duke u marrë me punët e tij. Dy fermerët, Nenna dhe Ylli, kishin zgjedhur të kalonin një çast qetësie në oborrin e fermës. Ata ishin ulur së bashku, të relaksuar, por gjithsesi duke planifikuar diçka të pazakontë.

Mes bisedave , Nenna dhe Ylli po përgatitnin një plan të fshehtë, për fermerët e tjerë të fermës. Përveç kësaj, Nenna e shfrytëzoi momentin për të shprehur disa mendime për situatën e saj me Andrean. Ajo tha se edhe ajo kishte pasur debate dhe mosmarrëveshje me të, por gjithsesi nuk kishte shkruar asgjë që të prekte moralin e tij. “Unë kam ofenduar, po, por nuk kam agravuar,” tha Nenna. “Nuk kam shkuar aq larg për ta prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë.”

Kjo deklaratë e Nenës kishte shumë kuptim në kontekstin e diskutimeve të mëparshme mes fermerëve. Fermerwt mendojnw  se Andrea mendon se luan një rol strategjik në lojë, por fermerwt mendojnw se ai nuk ka një plan të qartë dhe të qëndrueshëm. Ylli shprehet se shoqëria mund të vazhdonte me Anduelin, i cili, sipas tyre, kishte një “shpirti të bardhë” dhe një qasje më të qartë, më të qëndrueshme. “Me Anduelin mund të shkojmë përpara,” tha Ylli. “Me Andrea nuk ka asnjë shans.”

Në këtë atmosferë, ku lojaliteti dhe strategjia ishin të dyja të rëndësishme, Nenna dhe Ylli ishin duke menduar se si të përdornin mendimet dhe manovrat për të kaluar përpara.

 

Ju Rekomandojmë