“Duhet të rrija te Fakiri”, Keisi pendohet pas daljes nga Ferma VIP2: Ja çfarë do të bëja ndryshe
Pas lënies së Ferma Vip, Keisi ka mbërritur në studio ku i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Luana Vjollca mbi aventurën e saj një mujore në spektaklin e rekordeve në Vizion Plus dhe Tring.
Keisi tha se është bërë pishman për atë që bëri, apsi për një gjë të vogël ajo humbi diçka të madhe.
Pjesë nga biseda:
Keisi: Ndiej keqardhje që dola, por më mirë kështu se nga ndonjë vendim tjetër.
Luana: Vendimi tjetër është publiku. A je penduar?
Keisi: U pendova se për diçka të vogël humba një gjë të madhe.
Luana: Çfarë do të bëje ndryshe?
Keisi: Do të rrija aty te Fakiri.
Luana: Ti je e re Keisi, mjafton që të rikuperosh gabimet.