loading

“Duart e fitores me vaj!”/Grupi i Nennës shpallet fitues në sfidën e ullinjve

Gara në fermë ka vazhduar me intensitet të lartë, ndërsa sfida e dhënë nga Agai është marrë shumë seriozisht nga të gjithë fermerët. Gara për të shtypur ullinjtë me presa druri, për të ndarë bërthamat me dorë dhe për të mbushur shishet me vaj ka krijuar një atmosferë të ngarkuar por edhe plot energji.

Të ndarë në grupe, fermerët janë angazhuar me përkushtim, por shumë shpejt u duk qartë se grupi i Nennës po shkëputej në krye. Me një ritëm të organizuar, ata arritën të përfundojnë të parët kovat me ullinj.

Esterit nuk mungoi, kur me një ton thumbues i drejtohet Erandit:
“Erand, je për fakirt shpirt!” duke iu referuar faktit që në zarf ishte paralajmëruar se sfida do sillte pasoja për grupin humbës dhe vendime për secilin.

Ylli, Nenna, Ester, Big Mama dhe Andrea u bashkuan për të përmbyllur detyrën dhe nuk vonoi festa. Andrea hodhi vajin nga damixhano në shishe, ndërsa grupi ngrihet në këmbë dhe troket në tavolinë duke festuar.
Duart e fitores me vajz!” brohoritën me entuziazëm, duke shpallur fitoren e merituar të tyre.