loading

“Dua të të njoh më shumë jashtë”, Ylli dhe Nenna bëjnë plane me njëri-tjetrin

Ditën e sotme, Nena dhe Ylli teksa po kalonin kohë me njëri-tjetrin kanë nisur të bëjnë plane për një lojë të guximshme, me synimin për të mashtruar të tjerët dhe për të krijuar një histori të rreme mbi ndjenjat mes tyre.

Dy fermerët kanë rënë dakord të simulojnë një lidhje romantike për të tronditur dinamikën e grupit dhe për t’i mbajtur të gjithë të hutuar. Darka që do të organizohet nga Agai ka qenë katalizatori i këtij plani, dhe tani ata janë gati të hedhin hapat e parë të këtij mashtrimi.

Gjatë një bisede të hapur, Nena e ka udhëhequr Yllin në këtë plan duke i thënë që të shtiren sikur kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Ylli ka qenë më i menduar dhe i kujdesshëm, duke shprehur disa dyshime, por gjithsesi ka pranuar të bëjë pjesë në këtë lojë.

Ky plan i dy fermerëve ka shtuar tension dhe mister në Fermë. Të tjerët do të jenë të hutuar nga kjo lojë e fshehtë që po përgatitet, por a do të besojnë ata se ndjenja mes Nënës dhe Yllit është e vërtetë, apo do ta zbulojnë planin e tyre? Të gjithë po presin me padurim të shohin si do të zhvillohet ky mashtrim dhe se si do të reagojnë fermerët të tjerë!

Pjesë nga biseda:

Nenna: Më erdhi një ide. Tani do bëhet darka dhe ti duhet të thuash se darkën e ke kërkuar ti për mua. Më ke pëlqyer jashtë si pamje se në karakter s’të kam njohur, tani këtu brenda që të kam njohur edhe kemi histori të njejtë. Unë e shpreh që ti më pëlqen me kohën nuk e di çfarë ndodh por, dua të të vë në dijeni që ti mua më pëlqen si femër. Unë edhe më herët e kam thënë që ti je djalë dy metra, i pashëm me të gjitha të mirat. Këto duhet të jenë bisedat kyçe tonat. Por, sduhet ta teprojmë se biem në sy direkt.

Ylli: Nuk e di por s’mundem të vendos  të vazhdojmë diçka më shumë këtu diçka së bashku. Kam dëshirë të të njoh jashtë.

Nenna: Ti duhet të thuash që në jetën reale nuk je një person që vlon, por loja dhe njerëzit më kanë bërë të tillë.