loading

“Dua të fle dhe pak…”/Kryefermer Andueli zgjon fermerët nga gjumi dhe ndan punët

Në një mëngjes të qetë të fermës, Andueli merr një rolin si kryefermer. Pavarësisht se fermerët janë ende në gjumë, Andueli është i gatshëm të zgjojë të gjithë fermerët për të nusr ditën. Me vendosmëri, Andueli fillon të shkojë nga një fermer tek tjetri, duke marrë përsipër rolin e udhëheqësit dhe përgatitur secilin për një ditë pune në jetën e fermës.

Fillimisht, ai ndalet pranë Yllit, i cili është ende në gjumë dhe nuk është mjaft i përgatitur për ditën. Me një qetësi dhe vendosmëri të dukshme, Andueli e zgjon dhe i jep detyrat përkatëse për ditën. Ylli, i shtrirë në shtrat, është i hutuar dhe nuk është ende plotësisht i vetëdijshëm. Megjithatë, fjalët e Anduelit e ngacmojnë dhe e vendosin menjëherë në lëvizje. Pasi ka zgjuar Yllin, Andueli shkon drejt Big Mamës,me një buzëqeshje dhe batuta që e karakterizojnë , Andueli i thotë në mënyrë humoristike: “Pse nuk më lini të fle edhe dy ditë, Big Mama?” Ky moment ngjall një atmosferë të qetë dhe humoristike mes tyre, ndërkohë që Andueli e di se, përtej çdo batute, ka një punë të rëndësishme për të bërë.

Andueli ka marrë plotësisht rolin e kryefermerit dhe po e udhëheq fermën me një stil që përfshin edhe ndihmën dhe batutat, por edhe përgjegjësinë e madhe që vjen me detyrën. Fermerët tashmë gjysëm të zgjuar fillojnë dhe zgjohen për të nisur ditën në fermë.