“Dua ta kem burrin burrë”, Nenna flet me Yllin për “mashkullin e ëndrrave”: Shoqet më thonin gënjeje…
Në një bisedë të sinqertë dhe plot emocione, fermere Nenna ka hapur zemrën për jetën e saj personale, për sfidat që ka përballuar në lidhje dhe për standardet që ka ndaj partnerëve. Ajo ka ndarë momente intime nga jeta e saj, duke treguar për një lidhje të kaluar që e ka ndjerë të dëmshme për personalitetin dhe lirinë e saj.
Nenna ka folur hapur për një lidhje toksike, ku partneri i saj i kishte imponuar rregulla strikte, si mosdaljet në diskoteka. Ajo rrëfeu se shpesh shoqet e saj tentonin ti mbushnin mendjen për të dalë pa leje, por ajo tha se nuk mundej që të gënjente veten. Ndërsa Ylli, i cili ishte i pranishëm në bisedë, e mbështeti duke theksuar se ata që e gjykojnë nuk kuptojnë se si ndihesh.
Më tej, Nenna ka shprehur kërkesat dhe dëshirat e saj për partnerët në të ardhmen, duke theksuar se ajo nuk është përpjekur kurrë të lidhet me meshkuj më të rinj se vetja.
“Mund ta marr deri në 10 vite më të madh se unë, nuk kam problem. Ajo që më intereson është njeriu, eksperienca e tij dhe respekti që ka për familjen”, tha ajo.
Në një pjesë tjetër të bisedës, Nenna theksoi rëndësinë që ka respekti dhe që një mashkull duhet të jetë i gatshëm të jetë një burri i përgjegjshëm dhe i pjekur.
“Unë dua burrin-burrë, jo që merret me thashetheme dhe bën shtëpinë lëmsh”, tha ajo.
Pjesë nga biseda:
Nenna: Po unë kam shoqe dhe kam qenë në lidhje toksike që nuk ka pasur qejf që unë të dal në diskoteka, shoqet më thonin gënjeje vetëm hajde dalim. Unë nuk mundemse gënjej veten.
Ylli: Ato as nuk kuptojnë që ti nuuk ke dëshirë vetë
Nenna: Unë kisha qejf të mos ndahem nga shoqet për një ditëlindje, unë ju kam lutur i kam thënë që të gjithë po dalin pse të ndahem vetëm unë. Kam qarë gjithë natën dhe nuk e kam bërë veten të më thotë ai që ti ke dalë në diskotekë pa leje. Por mua ai gjest më ka shttyrë një hap drejt ndarjes se unë jetoj në një botë tjetër, jam e modernizuar pavarësisht që i di të gjitha traditat, por te qejfet e mia hy në atë botën e modernes, te veshja te gjithçka çfarë unë bëj.
Më tej, Nenna ka folur edhe për mashkullin e “ëndrrave” të saj.
“Me meshkuj më të vegjël se vetja nuk lidhem dot. Mund ta marr deri në 10 vite më të madh se unë nuk e kam problem, mua më intereson njeriu. Dikush shkon edhe 50-vjeç dhe nuk piqet kurrë. Unë dua të di çfarë eksperience ka patur, a ka respekt për familjen e tij. Kur nuk është paragjykues, unë nuk e duroj dot mashkullin tim duke u marrë me fjalë. Dua ta kem burrin-burrë, jo që merret me thashetheme se të bën shtëpinë lëmsh”, tha ndër të tjera Nenna.