loading

“Dua paqe”, Alba kërkon ndërmjetësimin e Ester dhe Lim për komunikimin me pjesën tjetër të fermerëve

Kryefermerja Alba vijon të përballet me sfida të në përpjekjen për të mbajtur një frymë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese në fermë. Pavarësisht përkushtimit të saj drejtimin e përditshëm. Ajo ka theksuar se mungesa e bindjes ndaj autoritetit të saj nga ana e dy fermerëve Frederikut dhe Erandit po e pengon në zbatimin e detyrave.Në këtë situatë, Alba ka zgjedhur të kërkojë ndihmën e dy prej fermerëve më të afërt me të,Limit dhe Esterit. Alba i ka kërkuar të dyve të ndërmjetësojnë në përmirësimin e komunikimit me pjesën tjetër të fermerëve. Kryefermerja është shprehur “dua paqe”.   Duket se kryefermerja Alba ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar marrëdhëniet me pjesën tjetër të banorëve të fermës. Me një qasje më të butë dhe të reflektuar, Alba po përpiqet të thyejë akullin dhe të krijojë ura komunikimi me ata që deri tani kanë qëndruar në distancë nga udhëheqja e saj.